Lajmet e fundit

Aktori britanik Tom Hardy, ka promovuar në Moskë filmin e tij të fundit "Venom", që ka të bëjë me personazhin e famshëm të Marvelit, karakteri negativ në franshizën e Spidermanit në të cilën luajti Tobey Maguier.
Ylli i Hollivudit, pozoi për fotografët në parkun Zaryadie, pranë emërtimit cirilik të filmit, "Behom", ashtu siç është emërtuar në Rusi, Bullgari dhe Ukrainë.
Aktori më herët deklaroi se ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh për tre vazhdime të filmit. "Mbetet të shohim reagimet e publikut. Mendoj se është një personazh i jashtëzakonshëm”, tha Hardy.
Personazhi “Venom”, është menduar në vitin 1988 nga shkrimtari David Micheline dhe vizatuesit Todd McFarlane dhe Mike Zeck. Bëhet fjalë për një simbiozë (personazhet në filmat e Marvellit) jashtëtokësor, i cili për të mbijetuar ka nevojë për një njeri, ndërsa në këmbim të kësaj, njeriu fiton fuqi mbinatyrore.