Lajmet e fundit

Aktori shumë i dashur për publikun, Tom Hardy ka edhe një profesion të dytë.
Hardy, përveç fizikut që pëlqehet shumë nga vajzat, ndër të tjera njihet për rolet e tij në "The Revenant" dhe"Mad Max: Fury Road".
Por kjo situatë do të ishte ndryshe po që se Hardy do të ndiqte karrierën muzikore që e nisi në vitin 1999.
Së fundmi një album me këngë të shkruara dhe performuara nga Tom Hardy e Eddie Too Tall, është publikuar online.
Albumi "Falling on Your Arse in 1999" që ka 18 këngë tregon se Hardy kishte potencial për një karrierë si rep artist.
Në linkun më poshtë mund të gjeni këngët e Hardy-t.