13.01.2019 · përditësuar para 2741 dite1 min lexim
Aktori i njohur britanik, Tom Hardy, është bërë baba për herë të dytë. Mediat e huaja kanë raportuar se gruaja e tij Charlotte Riley ka sjellë në jetë një djalë.
41 vjeçari Tom dhe gruaja e tij, e kanë pagëzuar të birin me emrin Forrest pas filmit të njohur Forrest Gump, shkruan e përditshmja britanike 'The Sun'.
Aktori dhe bashkëshortja e tij nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm.
Hera e parë që Tom u bë prind ishte para 10 vitesh nga një tjetër lidhje, ndërsa me Charlotte pritën fëmijën e parë në tetor të 2015.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.