Lajmet e fundit

Aktori i njohur, Tom Hanks ka hedhur poshtë thashethemet se do të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Oh Zot, një gjë e tillë do të ishte katastrofë. Kush dreqin do e donte atë punë? Unë nuk dua asnjë punë që më duhet të përgjigjem në telefon”, ka thënë duke qeshur aktori 60 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Ylli i “The Forrest Gumpo” ka kritikuar vazhdimisht kandidatin republikan, Donald Trump.
“Do të jemi mirë. Nuk dua që Donald Trump të jetë president i SHBA-ve, por nëse e shohim në një këndvështrim më të gjerë, Amerika e përmirëson vetveten”.
Hanks ka shtuar se aktrimin e bën për qejf dhe se do të vazhdojë të interpretojë nëpër filma edhe nëse do të paguhej fare pak.