Lajmet e fundit

Tom Hanks të mërkurën ka marrë pjesë në premierën e filmit të tij A Hologram For The King, mbajtur në Tribeca Film Festival në New York.
Në tapetin e kuq aktori 59 vjeçar ishte shoqëruar nga kolegët Robert De Niro, Dascha Polanco dhe Trevor Noah.
A Hologram For The King ka të bëjë me një afarist amerikan të dështuar, i cili mundohet t’i mbledhë humbjet e tij duke udhëtuar për Arabinë Saudite dhe e shet idenë e tij tek një monark i pasur, transmeton Klan Kosova.