Lajmet e fundit

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi i ka dalë në krah ish deputetit Mark Frroku, mes të tjerash edhe në akuzë për ndërtim pa leje.
Në seancën e sotme, deputeti Doshi ka theksuar para trupit gjukues se kati i fundit i hotelit që i është shitur prej tij, Mark Frrokut ka qenë i legalizuar.
“Kam pasur kontratë shit-blerje me Mark Frrokun. I kam shitur një hotel në rrugën e Durrësit, hoteli kati i fundit është i legalizuar. Në hotel nuk ka pasur asnjë shtesë”- ka thënë Doshi.
Më tej, duke folur për akuzën Doshi ka sqaruar: “Aty nuk ka pasur ndërtim pa leje. Ka qenë vetëm një tendë. Nuk e di në ç’baza e ka ngritur prokuroria akuzën. Po të ishte kështu, gjysma e Tiranës duhet të ishte në burg, raporton "Panorama", përjcellë Klan Kosova.