Lajmet e fundit

Tom Hiddleston ishte pjesë e festës pas Emmy Awards 2016 në natën e së dielës, në Boa Steakhouse në West Hollywood, Calif.
Aktori 35 vjeçar ishte pyetur në lidhje me ish të dashurën e tij Taylor Swift në qilim të kuq në Emmy’s dhe ai me mirësjellje u përgjigj, transmeton Klan Kosova.
Tom u pyet nga People nëse ai dhe Taylor janë ende miq.
“Po po, ne jemi” u përgjigj ai me një buzëqeshje.
Hiddleston është nominuar për aktorin më të shquar për punën e tij në “The Night Manager”. Ai më vonë është parë bashku me Hugh Laurie.