Lajmet e fundit

Tom Hardy raportohet se është bërë baba për herë të dytë, duke e mirëpritur fëmijën e parë me bashkëshorten Charlotte Riley, transmeton Klan Kosova.
Shtatzëna Riley e kishte shoqëruar bashkëshortin e saj Hardy në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij Legend, dhe tani MailOnline raporton se çifti e kanë mirëpritur pjesëtarin më të ri të familjes.
Ata u martuan në korrik të vitit 2014, me një ceremoni të vogël dhe private në jug të Francës.
Hardy është po ashtu edhe baba i djalit të quajtur Louis nga lidhja e mëparshme.