Lajmet e fundit

Që nga koha kur u nda me gruan e tij Katie Holmes në vitin 2012, ai nuk ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj vajzës së tij Suri. Së fundmi ai ka gjetur një grua nga Britania e Madhe, për të cilën thuhet se ka zënë vend të rëndësishëm në jetën e tij.
Mirëpo tani sipas mediave amerikane, aktori 54 vjeçar ka filluar që të kalojë kohë me vajzën dhe të dashurën e tij britanike.
Meqë ai tani për tani po jeton në Britani të Madhe, vajza e tij ka kohë që po e viziton atë atje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mediat po shkruajnë se ai është në lidhje me një grua britanike, mirëpo identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.

