Lajmet e fundit

Pritje të gjatë ka pasur gjatë ditës së sotme në QKMF-në e Vushtrrisë, për të bërë teste për COVID-19.
Një qytetarë për Klankosova.tv ka thënë se ka pritur në këtë qendër testimesh për më shumë se katër orë dhe nuk ka arritur ta kryejë këtë shërbim.
“Parregullsi e madhe këtu, tollovi e madhe. Aty ishin diku mbi 400 veta duke prit. Kam prit prej orës 08:00 deri rreth 12:20 për një test për koronavirus, por nuk arrita ta bëjë”, u shpreh ai.
Ai tha se për t'u testuar për COVID-19, po priste bashkë me fëmijët e tij, njofton Klankosova.tv.
“Është hera e parë që erdha këtu. Erdha për fëmijët, se në shkollë ua kanë kërku testet, por s’mujta me ua bo. Kërkujt nuk i interesojke për këtë punë, një polic erdh, nejti gjysmë ore e shkoi”, u shpreh ai.
Klankosova.tv ka siguruar edhe pamjet e pritjes së qytetarëve për testin e COVID-19 në QKMF-në e Vushtrrisë: