Lajmet e fundit

Pritjeve të gjata për vaksinim iu erdhi fundi, pandaj edhe të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare nga kjo e mërkurë gëzojnë të drejtën për imunizim.
Veçse gjatë ditës së sotme tek qendra kryesore e vaksinimit, Salla "1 Tetori", patën të drejt të vaksinohen vetëm qytetarët e rajonit të Prishtinës.
Pritjet ishin të gjata për t’u pajisur me numër rendor për vaksinim, kësisoj nuk pati as respektim të rregullave anti COVID-19.
Të moshuarit thonë se ndjehen të gëzuar që po vaksinohen, mirëpo ankohen për mungesë të organizimit.
Në fakt e gjithë kjo tollovi nisi qysh në mëngjes ku u krijuan radhë të gjata.
Mëngjesin e së mërkurës Kosova ka pranuar mbi 38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, kurse të martën 3 mijë doza Pfizer.