Lajmet e fundit

Protesta e nesërme e 17 shkurtit do të jetë më e madhja që nga paslufta dhe do ta tejkalojë protestën e 9 janarit ka thënë Valon Tolaj, sekretar organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës.
Tolaj ka deklaruar në ballë për ballë se beson që qeveria do të reflektojë pas kësaj proteste dhe Opozita ka punuar fort në terren për këtë organizim, gjithashtu ai ka shtuar se janë marr të gjitha masat që protesta të shkojë e qetë.
“Në të gjitha protestat mund të ndodhin incidente, me rëndësi janë mesazhet politike që ipen. Ne kemi ndërmarr të gjitha parakushtet që të mos ndodh asnjë incident, është rrit numri i kujdestarëve janë diku rreth 1000 kujdestarë që do marrin pjesë. Gjithashtu kryetarët kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe vetëpërmbajtje.”
“Grumbullimi i qytetarëve do të fillojë tek biblioteka kombëtare në ora 14:00 dhe marshi do të jetë nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbe”, ka thënë Tolaj, njofton Klan Kosova.
Sekretari organizativ i AAK-së ka treguar për skenarin e protestës, ai nuk ka përjashtuar që protestuesve mund t’i drejtohen përfaqësues të shoqërisë civile dhe përjashtoi mundësinë e vendosjes se ndonjë mjeti para qeverisë, ku siguroi që protesta do të mbyllet e qetë.
“Mund të ndodh që të ketë fjalime edhe nga shoqëria civile, por nuk dihet ende.”
“Protesta do të jetë shumë masive, është e sigurt se nuk ka pasur asnjë protestë më të madhe nga pas lufta ndonjëherë në Kosovë.”
“Protesta do të mbyllet e qetë, protesta do të deklarohet e mbyllur nga moderatori. Kemi parë gjatë gjithë ditës që pushteti ka nxit atmosferë të keqe përmes arrestimeve. “
“Me rendësi është mesazhi, do të parandalohet çdo incident. Nuk do të ketë as traktorë as buldozerë as shator asgjë. Ne do ta bëjmë punën aq sa na lejohet, rolin e policisë ne nuk mund ta luajmë,” ka përfunduar Tolaj, njofton Klan Kosova.