Lajmet e fundit

Ish Ministrja e Mbrojtjes Yuriko Koike, është zgjedhur guvernatore e Tokios, dhe ka hyrë në histori duke u bërë femra e parë që ka udhëhequr me kryeqytetin e Japonisë.
Koike kishte konkurruar në zgjedhje si kandidate e pavarur dhe ka arritur të marrë 2.9 milionë vota në zgjedhjet e së dielës, duke i mposhtur konkurrentët e saj me epërsi të konsiderueshme.
Njëra ndër sfidat kryesore të mandatit të saj, do të jetë zgjidhja e problemeve financiare të qytetit pasi që Tokio është në prag të përgatitjes për t’i organizuar lojërat Olimpike të vitit 2020.
Që të dy paraardhësit e saj, kishin dhënë dorëheqje për shkak të skandaleve me financa.