Në Teatrin Adriana në Ferizaj, sonte nga ora 20:00 jepet shfaqja "Togeri i Inishmorit" nga Martin McDonagh, nën regjinë e Gjorgji Rizeski.
Në këtë shfaqje paraqitet një histori e fuqishme, e mbushur me dramë, ironi dhe humor të zi, me aktrimin e Blin Mani, Mevlan Saraçi, Sherif Bega, Dora Xhemajli, Arben Marevci, Ali Krasniqi, Jajush Ramadani.
"Togeri i Inishmorit" do të përfaqësojë Teatrin Adriana në Festivalin Ndërkombëtar në Bursa të Turqisë, transmeton Klan Kosova.tv.
"Teatri është pasqyra ku shpirti i shoqërisë sheh veten – ndonjëherë për t’u argëtuar, ndonjëherë për t’u tronditur, por gjithmonë për të reflektuar.", është thënia me të cilën sot ky teatër ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Teatrit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.