Lajmet e fundit

Courtney Love ishte viktimë e protestave të taksistëve ne Francë. Ajo kishte ngecur në një veturë taksie për një orë rresht, e tmerruar derisa protestuesit po e godisnin veturën me shufra metalike dhe duke ia mbajtur ngasësin rob, transmeton Klan Kosova.
Në mes të panikut, 50 vjeçarja kishte postuar disa statuse në Twitter, duke shkruar: “Ata po i sulmojnë veturat me shkopa metali. Kjo është Franca?? Më e sigurtë jam në Baghdad”.
Në Tweet-in e saj të fundit ajo kishte një kërkesë: “François Hollande, ku në dreq është policia??? Është legale për njerëzit tuaj të sulmojnë vizitorët? Sille prapanicën tënde në aeroport. Wtf???”.