Pas fitores në ndeshjen e parë të arritur në palestrën e tyre “Bashkim Selishta – Petriti” tashmë gjilanasit e RC Cola Dritës do të synojnë të marrin edhe fitoren e dytë, që do të vuloste rikthimin e tyre në Superligë, ndaj skuadrës rivale të Istogut tashmë në shtëpinë e këtyre të fundit.
Pasi përfundoi sezonin e rregullt me 17 fitore dhe vetëm një disfatë, e pastaj rrugës eleminoi MH Prishtinën dhe në finale e parë ia doli të fitonte me rezultat të thellë edhe kundër Istogut, RC Cola Drita do të synojë ta marrë edhe fitoren e dytë dhe ta sigurojë kështu rikthimin në elitën e basketbollit kosovar.
Në ndeshjen e parë Drita triumfoi me rezultatin 92:74, teksa Arian Mehmeti ishte i pandalshëm ndaj skuadrës së “Troftave” duke realizuar double-double prej 18 pikë dhe 13 kërcime.
Se a do të mundet Istogu ta ndalë Mehmetin dhe ta mposhtë Dritën, apo këta të fundit do të arrijnë fitoren e dytë dhe ta mbyllin serinë, presim ta kuptojmë sot me fillim nga ora 17:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.