Lajmet e fundit

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në dhomat e Komisariatit Nr. 3, në Tiranë.
I ndaluari, 45 vjeçari D.R. mësohet të ketë humbur jetën rreth orës 4:45, si pasojë e një arresti kardiak, pasi nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Gjithsesi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij pritet konfirmimi nga raporti i mjekut ligjor, shkruan Top Channel.