Lajmet e fundit

Për më shumë se një orë qindra tregtarë të vegjël protestuan kundër gjobave, në tregun pranë Medresesë dhe në tregun çam, në Tiranë.
Tregtarët kundërshtuan aksionin e tatimeve me arsyetimin se kanë qenë nën presion të vazhdueshëm nga tatimorët. Gjobat, sipas tregtarëve variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë.
Protesta e tregtarëve është zhvilluar edhe përballë selisë së Partisë Socialiste./Lapsi