Lajmet e fundit

Seksioni për Krimet e Rënda në Tiranë ka arrestuar dy persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë Erland Markola, 28 – vjeç, i dënuar më parë për “vjedhje me dhunë” dhe Amarildo Koçeku, 23 – vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur Shpëtim T., 31 – vjeç, i dënuar më parë për “vjedhje”, K. T., 17 vjeç, edhe këta banues në Tiranë.
Sipas policisë, gjatë ditës së diel rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, Erlando Markola dhe Amarildo Koçeku i kanë bërë pritë 31 – vjeçarit Shpëtim T., ku Amarildo Koçeku dyshohet t’i ketë drejtuar pistoletën. Në atë moment Shpëtim T. me makinën e tij tip “Volkswagen”, ka përplasur Amarildo Koçekun.
Nga situata e krijuar ka ndërhyrë nipi i Shpëtim T. 17 – vjeçari K. T., i cili ka marrë në banesë një automatik dhe dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të Erland Markolës dhe Amarildo Koçekut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Amarildo Koçeku, i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën, shkruan Tv Klan.
Po gjatë ditës së djeshme, sqaron policia, rreth orës 08:00 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.6, 21 vjeçari me iniciale L. M., banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se më datë 8, rreth orës 23:00, në rrugën “Bedri Karapici”, dy persona kanë dalë nga një mjet tip “Mercedes Benz”, duke i drejtuar pistoletën.
Nga përshkrimi i personave dhe paraqitja për njohje me anë të fotos, dyshohet se një nga dy autorët të jetë Erland Markola.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti katër gëzhoja arme zjarri model 56 dhe një automjet tip “Volkswagen” në Shpëtim T.
Ndërkohë Policia po punon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe gjetjen e armëve të dyshuara të përdoruara në këtë ngjarie.