Lajmet e fundit

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë ka ndaluar nëntë drejtues mjetesh për përdorim të pijeve alkoolike.
Ky aksion që u zhvillua në orët e para të së dielës, është pjesë e nismës së këtij Komisariati për parandalimin e aksidenteve, transmeton Top Channel.
Nëntë shtetasit e ndaluar tani do të përballen me akuza për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.