Lajmet e fundit

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e së shtunës në një lokal në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.
Nga shpërthimi kanë marrë plagë në trup dy persona, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll, shkruan Top Channel.
Pas verifikimeve të para, dyshohet që shkak i shpërthimit të jetë bërë rrjedhja e gazit.