Lajmet e fundit

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme në Tiranë. Rrugë e zona banimi janë përfshirë nga uji, ndërkohë që banorët ankohen se shumë syresh e kanë pasur edhe të pamundur të dalin nga banesat, për shkak të përmbytjeve para pallateve.
“Mjafton një shi pak më i dendur se zakonisht dhe rruga “Mentor Xhemali” në Selitë të Vogël kthehet në lumë”- shkruan Nisma #Thurje, duke postuar edhe këtë video.
Sipas atyre që e kanë postuar videon, bashkia në dite te tilla u duhet këtyre banorëve, jo vetëm kur i shkon t’u mbledh taksat e rritura disafish, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.
Videon e përmbytjeve atje mund ta shihni në këtë link: http://www.panorama.com.al/video-reshjet-e-shiut-shkaktojne-permbytje-ankohen-banoret/