Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në kryeqytet në zonën e Unazës së Re, ku një person ka plagosur me thikë familjarët e ish-bashkëshortes së tij.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, ku ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish-vjehrrin P. K., ish-vjehrrën Q. K. dhe ish-kunatin A. K.
Nga të dhënat e para, sipas policisë, shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.
Tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, autori i ngjarjes është shtetasi Marjan Levanti, i cili është larguar nga vendngjarja, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.