Lajmet e fundit

Një autobus i linjës Tiranë-Kukës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në afërsi të sheshit Shqiponja, zona e Laprakës, në hyrje të Tiranës.
Nuk raportohen persona të lënduar, shkruan Opinion.al.
Nga të dhënat e para mësohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në motor.
Pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë, ndërsa në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe zjarrfikësja.