Lajmet e fundit

Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për nje pedagog të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. K.G, 75 vjeç akuzohet se ka rrahur dy studente.
Mësohet se ato pasi kishin dhenë provimin shkuan të merrnin noatat. Njëra ishte vlerësuar me 6, ndërsa tjetra me 4. Studentja që kishte marrë 4 ishte kapur me kopje.
Pasi kërkuan shpjegimi nga pedagogu, mes tyre nisi një debat. Sipas deponimit në polici të studenteve, ato pretendojnë se janë qëlluar nga pedagogu. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme./Lapsi.al/