Lajmet e fundit

Në Tiranë po mban punimet një konferencë ndërkombëtare e organizuar nga OSBE kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të selive diplomatike ndërkombëtare në Shqipëri, të komuniteteve fetare të ndryshme në vendin tonë dhe ekspertë të sigurisë.
Në fjalën e mbajtur, ambasadori amerikan, Donald Lu tha se terrorizmi është një kërcënim global dhe të tillë e kërkon edhe përgjigjien, duke iu referuar këtu ISIS-it.
“ISIS është një ideologji ndaj përbën kërcënim serioz për Europën dhe përtej Europës”, tha Lu.
Nga ana e saj, ambasadorja Romana Vlahutin kërkoi që të bëhet kujdes që pasojat e luftës kundër terrorizmit të mos i vuajnë emigrantë të pafajshëm.
“Lidhja mes emigracionit dhe ekstremizmit nuk duhet të rëndojë mbi emigrantët që u largohen zonave në luftë”, deklaroi ajo, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.