Lajmet e fundit

Një automjeti në Kombinat i është vendosur sasi e madhe eksplozivi. Policia dhe forcat xheniere shkuan në vendngjarje në Rrugën e "Qelqit" në lagjen Kombinat, ku bëneë dhe çaktivizimin e lëndës eksplozive.
Mësohet se automjeti ishte marrë me qera nge shtetasi Ervis Imeri, 31 vjec nga Tepelena, raporton Lapsi.al
Pakoja e mbeshtjellë me letër natriban dhe e vendosur poshtë makinës, kishte brenda 3 kallëp tritol 200 gramesh, kapsollën detonatore, si dhe dy bateri 9 volt me paketën elektronike.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje. 31-vjecari është marrë në pyetje në komisariatin Nr.6. Dyshohet se shkak për vendosjen e tritolit mund të jetë aktiviteti i tij në fushën e ndërtimeve./