Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj e Edi Rama nuk erdhën kësaj radhe.
Por, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, ua deleguan zëvendësve të tyre, mbledhinë e radhës të të dy qeverive.
Në takimin e ri në Tiranë, Fatmir Limaj e Erion Braqe, konfirmojnë se diskutuan për problemet e afatet e marrëveshjeve që i arritën nëntorin e vitit të kaluar në Kosovë, në Pejë.
Braçe, tha se tema kryesore të takimit, i cili ishte i mbyllur për medie, ishin lehtësirat ekonomike mes dy shteteve.
Këtu temë diskutimi ishin edhe çështje jashtë marrëveshjeve të deritanishme.
Kronikë nga Enis Reçica