Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi po qëndrojnë në Tiranë.
Dyshja arriti një ditë më parë në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të qëndrojnë edhe sot në kuadër të një vizite zyrtare, përcjell klankosova.tv.
Mbrëmë, Borrell është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Teksa sot, zyrtarët e BE-së do të mblidhen për Këshillin e Stabilizim Asocimit. E pas Këshillit, përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për media.
Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.
Përveç kësaj, edhe dialogu politik në nivel parlamentar mes Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.