Lajmet e fundit

Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe mungesa e reshjeve për një kohë të gjatë kanë shkaktuar një mungesë uji në kryeqytet.
Emergjencat Civile janë vënë në gadishmëri për këtë situatë, si dhe për vartrat e zjarrit, ndërsa ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë janë në terren duke iu përgjigjur qytetarëve.
Bashkia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve autobotet e ujit në të gjithë zonat që kanë anomali të furnizimit me ujë të pijshëm, siç janë zona e Kasharit, Astirit, Babrrusë. Gjtiashtu mësohet se UKT-së i janë bashkuar edhe 10 mjete të ushtrisë që do të jenë në gatishmëri për t’u shërbyer qytetarëve sipas nevojës.
Kryeqyteti po përballet me një mungesë uji në disa zona, shkruan lapsi.al.

