Lajmet e fundit

Studimet tregojnë se tipi i trupit e parashikon të ardhmen e shëndetësore të atij personi.
Këmbët e shkurtra janë të lidhura me sëmundjet e mëlçisë, kurse sytë e kaltër lidhen me mungesën e hekurit në gjak.
Të pasurit alergji zvogëlon gjasat e tumoreve në tru, kurse personat që kanë kofshë të gjera kanë gjasa më të ulëta për të pasur sëmundje të zemrës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Këto të dhëna janë përpiluar nga Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto qendra mjekësore kanë paraqitur një grafikon për të dyja gjinitë, duke paraqitur se si tipat e trupit të një personi lidhen me sëmundje të ndryshme.
p.sh nëse një femër është e gjatë ajo ka mundësi më të madhe që të sëmuret nga kanceri në pankreas kurse ethet në buzë i paraprijnë sëmundjes së Alzheimerit. Gjoksi i madh nënkupton ai trup është i prirur të sëmuret nga kanceri në gjoks. Bel i gjerë nënkupton kancer në veshkë .