09.03.2016 · përditësuar para 3772 dite1 min lexim
Muzikën nga Pitbull dhe Nick Jonas, makijazhin nga artistët e të famshëmve, e deri te shpenzimi që kapi shifrën 6 milionë dollarëshe, nuk është një ditëlindje e zakonshme për një 15 vjeçare, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Tinegjerja nga Teksasi, Maya Henry Quinceañera, e pati festën e ditëlindjes më të jashtëzakonshmen që mbahet mend për një vajzë të moshës së saj.
Festa e saj u bë në një vend prej 55,000 metra katrorësh në San Antonio, i dekoruar me pemë qershie, mure me trëndafila e fontana.
Babai i Maya’s, avokati Thomas Henry dhe nëna e saj Azteca, punësuan organizatorët nga New York-u, të cilët erdhën me një ekip prej 150 vetash për të punuar në organizimin e festës.
Në ditëlindje erdhën 600 mysafirë, e vajza nuk mundi ta mbajë dot gëzimin që pati, duke mos i harruar prindërit që ia bënë realitet ëndrrën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.