Lajmet e fundit

Timothee Chalamet dhe Lily-Rose Depp e kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.
Dyshja – që janë lidhur në muajin shtator – janë parë duke u puthur në shi, më herët gjatë këtij muaji në qytetin e Neë Yorkut.
Chalamet ishte veshur krejt me të zeza dhe një kapele bejsbolli ngjyrë rozë derisa Depp kishte zgjedhur një palë xhinse me ngjyrë të hapur dhe një bluzë të bardhë.
Çifti kanë qenë së bashku në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, në muajin shtator. Chalamet po ashtu ishte pjesë e festës së ditëlindjes së Depp, në muajin qershor.
Aktori 22 vjeçar dhe modelja 19 vjeçare, që është e bija e aktorit Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, së fundmi kanë përfunduar xhirimet për filmin e tyre të ri në Netflix, The King.
Ylli i “Call Me by Your Name” më herët ka qenë i lidhur me vajzën e Madonnës, Lourdes Leon.
Lily, në ndërkohë, ka qenë e lidhur me modelin britanik Ash Stymest, për dy vjet. Ata u ndanë në muajin prill.
Në ndërkohë, në vitin 2016, aktorja sqaroi preferencat e saj seksuale pasi u ngritën dyshime.
“U keqinterpretua, gjithçka. Shumë njerëz e kuptuan si një shfaqje të preferencave të mia seksuale, por ky nuk ishte qëllimi. Unë po e bëja këtë në mënyrë që njerëzit të mos kufizojnë dhe kufizohen nga preferencat seksuale. Shumë njerëz, kohëve te fundit, nuk po e përcaktojnë se çfarë preference seksuale kanë dhe kjo është në rregull”, kishte thënë ajo për revistën Nylon.