Lajmet e fundit

Reprezentuesi holandez Jurrien Timber, i është bashkuar Arsenalit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arsenali, ku tha se holandezi i është bashkuar topçinjve me një kontratë afatgjatë.
Mbrojtësi 22-vjeçar ishte një pjesëtar kyç i skuadrës së Ajax-it, ku bëri 121 paraqitje për të parët në të gjitha garat, duke fituar dy tituj ligë dhe një Kupë Holandeze gjatë kohës së tij me skuadrën e Amsterdamit.
Jurrien iu bashkua akademisë së Ajax-it në vitin 2014 me vëllain e tij binjak Quinten, i cili aktualisht luan për skuadrën e Eredivisie, Feyenoord.
Jurrien ishte anëtar i skuadrës së Holandës si për UEFA Euro 2020 ashtu edhe për Kupën e Botës FIFA 2022, duke bërë debutimin e tij për ekipin kombëtar në qershor 2021.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber