Lajmet e fundit

Tim McGraw u rrëzua në skenë gjatë një koncerti të tij të mbajtur të dielën në Dublin të Irlandës, duke i frikësuar të gjithë njerëzit që ishin të pranishëm, transmeton Klan Kosova.
50-vjeçari sapo kishte përfunduar “Humbe & Kind” kur ai ra. Gruaja e Tim, Faith Hill më vonë erdhi në skenë dhe i tha turmës se ai ishte dehidratuar.
“Tim po vuante nga dehidratimi në Dublin. Ai është nën kujdesin e mjekëve lokal dhe po bëhet më mirë. Ai falënderon të gjithë për dashurinë dhe përkrahjen”, tha përfaqësuesi i tij për Rolling Stones.