Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u bëri thirrje qeverive evropiane që t`i bashkohen sanksioneve të SHBA-së kundër rojeve revolucionare të Iranit dhe paralajmëroi vendet që bëjnë biznes me forcat e Republikës Islamike e bëjnë atë në rrezikun e tyre.
Ai iu tha gazetarëve në Riad pas bisedimeve me Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe zyrtarë të tjerë të lartë që Garda Revolucionare shkakton paqëndrueshmëri, si dhe ndikimin në shkatërrimin rajonal, transmeton Klan Kosova.