Lajmet e fundit

"Tilla Tequila nuk është mendërisht stabile për t'u përkujdesur për të bijën", thotë babai i fëmijës së saj.
Thomas Whitaker është duke luftuar për kujdestari të plotë të vajzës një vjeçare Isabella, dhe dëshiron që ai t'i merr të gjitha vendimet për vogëlushen, meqë pretendon se Tila ka iluzione të madhështisë, aq sa beson se është Zot.
Thomas thotë se ata ende nuk kanë ndonjë marrëveshje zyrtare të kujdestarisë. Ai po kërkon nga gjykata që t'i japë atij kujdestarinë e plotë të fëmijës dhe ta ndryshojë mbiemrin e Isabellës, nga Nguyen (mbriemri real i Tila-s) në Whitaker.
AI gjithashtu kërkon edhe disa rregulla të reja: Tila të mos konsumojë asnjë pije alkoolike 24 orë para se ta merr Isabellën dhe gjatë kohës sa kujdeset për të , si dhe të mos i flasë keq për të.
Ky është hapi i parë për Whitaker, i cili thotë se përfundimisht e do kujdestarinë, meqë e bija do të jetë më e sigurt nën përkujdesjen e tij, transmeton Klan Kosova.