Khaby Lame nga Senegali filloi të bënte video TikTok pasi u pushua nga puna gjatë pandemisë, duke u bërë kështu tiktokeri më i famshëm në botë.
Tani ai është emëruar ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it.
Lame u shpreh se për të është nder, duke shtuar nga përvoja si fëmijë e di se çdo fëmijë mund të lulëzojë kur t’i jipet mundësia.
“Është një nder i vërtetë të emërohesh Ambasador i Vullnetit të Mirë të UNICEF-it dhe të jesh pjesë e një organizate që vendos çdo ditë përpara dhe në qendër të drejtat e fëmijëve. Nga përvoja ime si fëmijë nga frika e varfërisë, duke luftuar për të gjetur pasionin tim në shkollë dhe duke humbur punën time gjatë pandemisë COVID-19 , deri në gjetjen e vendit tim dhe thirrjes time në botë, e di se çdo fëmijë mund të lulëzojë kur i jepet mundësi”, u shpreh ai.

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.