Lajmet e fundit

E! News konfirmonn se Tika Stumpter është bërë nënë, transmeton Klan Kosova.
Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin Ella-Loren.
Edhe pse ajo nuk ka publikuar asnjë fotografi e as nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me vajzën, Tika shfrytëzoi llogarinë e saj në Twitter për të përgëzuar të gjithë ata që janë bërë prindër, pas përvojës së saj në momentin që është bërë nënë për herë të parë.
Sumpter njoftoi për shtatzëni në muajin gusht. Një burim i afërt me aktoren pati thënë se ajo është në pritje të një vajze duke treguar se ishte në muajin e shtatë dhe do të bëhet nënë këtë vjeshtë.