Lajmet e fundit
Tifozët e Los Blancos nuk duan që BBC të jëtë formacioni sulmues i skuadrës, në ndeshjen ndaj Atletico Madrid

Bale-Benzema-Cristiano nuk është më renditja që e duan në sulm tifozët e Real Madrid.
Një anketë e të përditshmes spanjolle AS ka nxjerrë në pah që shumica e tifozëve të gjigantit nga Santiago Bernabeu kanë dëshira tjera për sulmin e skuadrës.
Mbi 76 për qind e votuesve kanë thënë se nuk e duan BBC-në në sulm, në përballjen me Atletico Madrid, ndërsa pjesa tjetër, mbi 23 për qind, ende janë të bindur në fuqinë sulmuesve të treshes.