Lajmet e fundit
Afrim Toverlani për Klan Kosovën: Ndjehem shumë i privilegjuar, por ende s’ka asgjë zyrtare për rikthimin tim.

Tifozët e klubit futbollistik Prishtina i kanë bërë një kërkesë kryesisë së klubit.
Ata janë duke kërkuar me ngulm rikthimin e ish-trajnerit të Prishtinës, Afrim Toverlani, i cili dikur e kishte çuar Prishtinën drejt titullit, klub që momentalisht gjendet në vendin e parafundit në renditjen tabelare të Supër Ligës së Kosovës.
Por, përpos kërkesë së tifozëve, ende asgjë zyrtare nuk ka në këtë drejtim.
“Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me rikthimin tim në Prishtinë”, ka thënë Toverlani për Klan Kosovën, duke e pranuar se kërkesa e tifozëve e ka prekur shumë.
“Megjithatë ndjehem i privilegjuar që tifozët e Prishtinës po më kërkojnë”, është shprehur Toverlani.