Tiffany Young është gati për fillimet e reja në këngën e saj të fundit Born Again.
Këngëtarja 29-vjeçare, anëtare e grupit Girl’s Generation, sapo e publikoi këngën dhe videoklipin e ri.
“Ky ishte një rrugëtim shumë emocionues për mua, por përfundimisht edhe shumë special, dhe jam e lumtur që po e ndaj këtë moment me ju”, shkroi ajo në Instagram.
Ndërsa në Twitter vendosi të shprehej kështu: “ Me të vërtetë për këtë videoklip jam përgatitur emocionalisht. Mbyllja sytë dhe mendoja rreth të gjitha gjërave të paharruara, me disa nga ato të dhimbshme që do të dëshiroja t’i harroja dhe e mendoja se jam me fat që e kam këtë shans të jetës që ma jepni”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.