Lajmet e fundit

Tiffany Haddish ka folur rreth një ngjarje të trishtë që i ndodhi sa ishte 17-vjeçare.
Aktorja 38-vjeçare zbuloi se ishte përdhunuar në atë kohë nga një kadet i policisë, transmeton Klan Kosova.
‘Kjo gjë më vuri në një vend të keq për një kohë të gjatë dhe përfundova duke shkuar në trajtim’, tha ajo.
Ajo vazhdoi: ‘Kam vërejtur se burrat kanë frikë nga gratë agresive. Pra, për të mbrojtur veten, bëhem gjysmë agresive tani. Ju shpesh dëgjoni – Tiffany gjithmonë godet dikë. Por, kjo mënyrë është për të mbrojtur veten para se ata të më godasin mua’.