Një aspekt më pak pozitiv i rezultatit të mbrëmshëm për Skocinë ishte një lëndim në pjesën e dytë të qendërmbrojtësit Kieran Tierney, i cili u hoq me barelë.
Në intervistën e tij pas ndeshjes, menaxheri Steve Clarke konfirmoi se mbrojtësi i Arsenalit patjetër do të humbasë ndeshjen vendimtare të Skocisë në Grupin A kundër Hungarisë, transmeton klankosova.tv.
"Ai mbetet padyshim jashtë. Duket shumë keq", tha Clarke.
"Ne duhet ta vlerësojmë atë, por ai nuk do të luajë ndeshjen tjetër. Duhet të ndjeni për Kieran, ai është në formë të shkëlqyer dhe është një lojtar i mirë për ne dhe bën shumë mirë, por dikush tjetër duhet të hyjë dhe të godas në shenjë''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.