Lajmet e fundit

Chelsea dhe Milan kanë arritur marrëveshje për sulmuesin Timeoue Bakayoko.
Bakayoko, do të shkojë në Itali sonte dhe do të ketë testet mjekësore nesër në Milano.
Mediat italiane këtë pasdite konfirmojnë se dy klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë 40 milionë, transmeton Klan Kosova.
23 vjeçari do të mbërrijë si huazim për 5 milionë euro me mundësi për ta blerë në fund të sezonit për 35 milionë.
Bakayoko pritet të mbërrijë në Milano këtë mbrëmje, të pushojë në hotel dhe pastaj të fillojë testet mjekësore në mëngjes
Tiemoue Bakayoko, vitin e kaluar u transferua nga Monaco te Chelsea për 40 milionë euro.
Për Chelsean ky lojtar zhvilloi 41 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.