Tragjedia në familjen Berisha në qytetin e Malishevës, ka tronditur vendin. Babai me dy fëmijët e tij vdiqën tragjikisht, pasi dyshohet se një zjarr kaploi banesën e tyre.
Për rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa sot tre viktimave u jepet lamtumira e fundit.
Familjari i të ndjerit Ilir Berisha, ka dhënë njoftimin për ceremoninë mortore dhe ka shkruar disa fjalë prekëse për vëllain dhe nipin e mbesën
“Shokë, miq, dashamirë, ju njoftojmë që sot në ora 18:00 bëhet varrimi i vëllaut, nipit dhe mbesës sime, në fshatin Gurbardh.
Vëlla u prefsh në paqe, shpirtat e juaj u prefshin ne paqe, kujtimi do të jetojë gjithmonë me ne.” – ka shkruar ai.
https://klankosova.tv/tragjedia-ne-malisheve-viktima-la-pas-edhe-dy-femije-te-tjere-cka-dihet-deri-tani-vid111eo/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.