Lajmet e fundit

Michael Linhart, përfaqësuesi austriak i Kryesimit të radhës të OSBE-së dhe zëvendësministër i punëve të jashtme të Austrisë vizitoi sot Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Linhart u prit nga Shefi i Misionit Ambasadori Jan Braathu dhe menaxhmenti i lartë, të cilët e informuan atë për aktivitetet e Misionit.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka qenë partner shumë i rëndësishëm në përpjekjet reformuese gjatë 18 viteve të kaluara. Me përvojën dhe ekspertizën që ka, Misioni ndihmon institucionet të arrijnë progres të konsiderueshëm. Misioni e ka përkrahjen e plotë të kryesimit Austriak të radhës të OSBE-së”, theksoi ai
Në veçanti, ai iu referua punës së bërë nga Misioni në fushat si mbrojtja e të drejtave të komuniteteve dhe mbrojta e trashëgimisë kulturore dhe fetare, promovimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit, si dhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe pjesëmarrja civile në vendimmarrje.
Linhart foli për prioritetet e Kryesimit të radhës dhe ndikimin e tyre në punën e Misionit.
“Siç e dini, ne dëshirojmë t’i bashkojmë forcat tona në luftimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kërcënimi në rritje në sigurinë vendore që vjen nga radikalizimi, kryesisht i të rinjve, përbën rrezik të menjëhershëm për të gjithë hapësirën e OSBE-së. Prandaj, në veçanti mirëpres punën që Misioni e kryen në parandalimit e ekstremizmit të dhunshëm në mesin e të rinjve dhe i përgëzojë autoritetet në Prishtinë për reagimin e tyre të fuqishëm për t’u ballafaquar me këtë problem”, nënvizoi Linhart.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 11 qershorit, Braathu informoi për përkrahjen e mëparshme të OSBE-së në lehtësimin e zgjedhjeve për komunitetet joshumicë.