Lajmet e fundit

Rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm i është thyer vetura e kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari- Lila.
Vetura e të parës së Gjakovë ka qenë e parkuar në Gërmi përderisa ajo po kryente vrapimin e përditshëm në parkun e “Gërmisë”.
Këtë e ka konfirmuar për zëri.info edhe vet kryetarja Kusari- Lila e cila thotë se i është vjedhur një kulet dhe disa dokumente personale.
“ Herët sot në mëngjes më është thyer vetura, si çdo ditë që shkoj në Gërmi për të vrapuar, kur jam kthyer nga vrapimi në ora 07:00h e kam parë që më është thyer vetura. Më është vjedhur kuleta personale si dhe disa dokumente. Nuk e di nëse ka qenë vjedhje ordinere apo jo, por që ka pas edhe vetura tjera përreth. Ka mbet policia që ta hetoj rastin" ka thënë ajo.