Lajmet e fundit

Dega e PDK-së në Therandë ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e zyrës së kësaj dege.
Sipas tyre, menjëherë është njoftuar Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin.
Gjithashtu, nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia në cilësinë e provave disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë.