Lajmet e fundit

Persona të panjohur gjatë natës së mbrëmshme kanë thyer pllakën përkujtimore për serbet e vrarë në fshatin Grackë e Vjetër, në afërsi të Lipjanit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Në pllakën përkujtimore, të vendosur në shkollën fillore “Vellezerit Aksic”, ishin emrat e viktimave serbe të vrarë në korrik të vitit 1999, gjatë ndërhyrjes së forcave të NATO-s.
Përveç thyerjes së kësaj pllake përkujtimore në afërsi është vendosur edhe një mbishkrim “Hakmarrja”.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic ka dënuar këtë akt.
Muajin e kaluar vendin me pllakën përkujtimore e kishte vizituar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.